Kundërshtuan dhe dhunuan punonjësit e policisë së Himarës, arrestohen dy biznesmenët
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit:
– N. B., pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.
– R. M., pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. G., 25 vjeç, pasi ka bërë kallëzim motra e tij se 25-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe djalit të saj.
Po ky komisariat referoi materiale në Prokurori dhe punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi Sh. C., se në stanin e tij ka rënë zjarr dhe si pasojë i janë djegur 58 bagëti të imta.
Komisariati i Policisë Himarë arrestoi shtetasit E. C., 42 vjeç, dhe E. D., 24 vjeç, dhe punohet për kapjen e shtetasit E. C., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi më 15.08.2024, në lagjen Livadh, Himarë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë kohës që kryenin detyrën për shoqërimin në komisariat të 42-vjeçarit E. C., pasi ishte përfshirë në një konflikt.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin E. J., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet në rrugën “Sazani”, Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasit N. G., 21 vjeç dhe A. B., 33 vjeç, pasi këta shtetas, ditën e djeshme, në rrugën Butrinti, duke drejtuar automjetet e tyre tip “Volkswagen” dhe “Renault”, në gjendje të dehur, janë aksidentuar me njëri-tjetrin.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.