EMRI/ Kundërshtoi vendimin e gjykatës dhe tentoi të godasë gjyqtaren, arrestohet 63-vjeçari në Lushnje
Një 63-vjeçar është arrestua nga policia në Lushnjë pasi ka tentuar të tentuar të godasë një gjyqtare. Në pranga është vënë Jorgji Kore.
Në Gjykatën Administrative Lushnjë, gjatë një seancë gjyqësore për çështje pronësie, shtetasi J. K., pas vendimit të marrë nga gjykatësja e çështjes, ka kundështuar vendimin, ka fyer gjykatësen dhe më pas ka tentuar ta godasë atë, me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasit J. K., 63 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.