Kundërshtoi dhe goditi punonjësit e policisë, arrestohet 30-vjeçari në Cërrik

Një 30 –vjeçar në Cërrik ka rënë në pranga nga policia pasi ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë të cilët i kanë kërkuar që të zhvendoste automjetin e tij, pasi i pengonte ata gjatë punës. Blutë bëjnë me dije se ndaj ti rëndojnë akuzat  “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Cërrik, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, sepse mbrëmë, rreth orës 21:30, në Cërrik, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë të cilët i kanë kërkuar që të zhvendoste automjetin e tij, pasi i pengonte ata gjatë punës“, thuhet në njoftimin e policisë.