“Kundërshtarët tanë s’e ëndërrojnë dot!” – Rubio: NATO më e gatshme se kurrë për të penguar luftërat e ardhshme
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ndarë një mesazh të fortë të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili vlerëson fuqinë dhe përgatitjen e NATO-s në sfidat globale të sigurisë.
Rubio thekson se Aleanca Atlantike ka rritur ndjeshëm kapacitetet e saj dhe është më e përgatitur se kurrë për të projektuar fuqi ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në shkallë globale.
“NATO tani është shumë më e përgatitur për të projektuar fuqi ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në një shkallë që kundërshtarët tanë nuk mund të ëndërrojnë ta arrijnë, duke penguar kështu luftërat e ardhshme”, theksoi Rubio.