KUNDËR UDHËZUESIT PËR SHËRBIMIN TAKSI/ 3 kompani taksish pa targa të verdha! PATI TAXI, BLUE TAXI DHE ZËRI TAKSI, të përkëdhelurat e “jeshilëve” të trafikut

Shërbimi taksi, sidomos në Tiranë, është një nga bizneset më të lëvruara. Kjo pasi kërkesa për të marrë shërbime të tilla është shumë e lartë nga qytetarët. Sa më shumë shtohet popullsia e kryeqytetit, aq më shumë shtohen edhe kërkesat e për pasojë, shtohen krahas me të edhe numrat më të lartë të automjeteve e kompanive që ofrojnë shërbimin taksi.

Mjafton të bësh një klik në google: TAKSI, dhe menjëherë afishohen 10-ra emra kompanish të ndryshme. Me rritjen e kërkesës dhe numrit të taksive në treg, u pa e nevojshme edhe krijimi i një udhëzuesi rregullues në treg, pasi kishte jo pak që e bënin në të zezë këtë shërbim, duke shkaktuar edhe dëm ekonomik. Udhëzuesi për Shërbimin Taksi ka disa specifika të veçanta. Nga çmimet rregulluese në treg, tek pajisja me liçnesa e deri tek logot e dallueshme. Por që të marrësh një liçensë taksisti, krahas të tjerave duhet që automjetet taksi, të jenë të pajisura me targa të veçanta dhe që automjetet taksi, të jenë me ngjyrën e kërkuar nga bashkia licencuese.

Madje disa muaj më parë, Policia Rrugore ndërmoi edhe një fushatë serioze, duke ndëshkuar këdo që kishte targa të bardha dhe jo të verdha siç kërkohen në udhëzues.

Teksa kanë kaluar disa kohë nga ky operacion i trumbetuar, që “shkundi”, sidomos kompanitë më të vogla, REPLIKË bëri një vëzhgim nëpër Tiranë.
Ajo se çfarë konstatoi ishte fakti se, disa kompani, vijojnë të udhëtojnë me automjete me targa të bardha.
Mes tyre, taksitë PATI TRAVEL, ZËRI TAKSI dhe BLUE TAKSI!

Dhe lëvizin lirisht, duke i shpëtuar çuditërisht syrit të punonjësve të policisë së trafikut në kryrqytet, të cilëve, në shumicën e rasteve, nuk ju shpëton asnjë shkelje e shoferëve normalë. Madje bëjnë edhe karshillëk në rrjete sociale, por syri i policisë nuk i kap.

Ndërkohë, shumica e taksive të tjera lëvizin normalisht, konform të gjitha rregullave, pasi jo pak prej tyre kanë marrë gjoba të majme, duke rrezikuar edhe lieçensën. Presim që të merren masat e duhura, pa u trajtuar një i nënës e një i njerkës dhe pse jo, edhe këto taksi të lëvizin konform rregullave të shtetit shqiptar.