“Kundër gangove me pushtet”/ Marshim para Kryeministrisë për vrasjen e Egli Progës… Lufta e një motre për DREJTËSI!

 

Teksa kanë kaluar 9 ditë nga vrasja e Egli Progës, nga Denis Meçe në qytetin e Pogradecit, aktivistët, familjarët dhe qytetarët paralajmëruan një marshim këtë të hënë. Marshim në formë proteste që nisi në orën 19:00.

Qëllimi është kundërshtia e njerëzve që sillen si gangsterë e që marrin jetë të pafajshmish. Motra e Egli Progës ka dalë publikisht, duke hedhur akuza kundër policisë, prokurorisë e gjykatës së Korçës, pasi sipas saj kanë manipuluar ngjarjen.

Në ditët pas vrasjes, kishte edhe përplasje mes institucioneve të zbatimit të ligjit, se kush kishte peshën e fajit që hetimet nuk janë bërë siç duhet.

Kujtojmë se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, Denis Meçe, është lënë në burg nën akuzën “Vrasje nga pakujdesia” ndërsa 3 personat e tjerë janë lënë në masën “Detyrim paraqitje”.
Vrasje për të tretën herë e cilësoi Jona Proga këtë vendim të marrë nga Gjykata e Korçës.

Check Also

Meloni – Starmer: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, model për vendet e tjera

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *