Kultivuan lëndë narkotike në banesë, si i zbuloi policia belge shqiptarët


Dy shqiptarë janë arrestuar në belgjikë pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Hetimi filloi të dielën pasdite kur një makinë kaloi kamerën ANPR në Baeckelmansstraat në Tisselt. Mund të ketë pasur diçka që nuk shkonte me makinën, pasi kamera ka dërguar menjëherë sinjal në dhomën e kontrollit të policisë.

“Një sinjal ANPR për të kryer një kontroll në makinë. Ekipet e ndërhyrjes në zonë filluan menjëherë kërkimin e makinës në fjalë dhe pak kohë më vonë policia mundi të gjente mjetin në fjalë në Bormstraat”, shpjegon zëdhënësi i policisë Dirk Van de Sande.

Në makinë ishin dy burra, të shtetësisë shqiptare të moshës 25 dhe 38 vjeç.

Rezultoi se shqiptarët ishin të lidhur me një banesë e cila përdorej si “shtëpi bari”.

“Shtëpia në fjalë rezultoi se kishte një plantacion kanabisi ku kishte më shumë se një mijë bimë, 1023 për të qenë të saktë,” shtoi Van de Sande.