Kultivuan kanabis në Shkodër, dhe po transportohej drejt Greqisë! Kush janë dy të arrestuarit

Personat në foto janë Enea Tahiri dhe Besnik Shabani që kanë rënë në pranga ditën e sotme pasi tentuan të transportonin 59 pako me kanabis me peshë totale 60 kilogram.
Policia ka dyshime se kanabisi është kultivuar në zonën e Shkodrës dhe dy të arrestuarit, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm kriminal për vjedhje, kishin si rol transportin nga Shkodra drejt Korçës.

Lënda narkotike e ndarë në pako një kilogramëshe dyshohet se do të trafikohej drejt Greqisë.