Kultivuan 114 bimë narkotike, arrestohen babë e bir në Shkodër

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir) pasi janë identifikuar nga hetimet si autorë të kultivimit të 114 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Drisht.

Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 02.07.2025.

Si rezultat i hetimit me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit S. B., 62 vjeç dhe S. B., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Drisht.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar 114 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Drisht.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.