Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës, PD siguron mandatin e dytë me Isuf Çelën

Kukësi është bërë qarku i parë në Shqipëri që ka përfunduar numërimin e votave të diasporës, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në balancat politike të këtij rajoni.

Sipas rezultateve të publikuara, Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 20,769 vota, ose 53.6% të totalit, duke i siguruar mandatin e dytë Isuf Çelës.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 11,770 vota, ose 30.4%, ndërsa koalicioni Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 5,164 vota, ose 13.3%.

Rezultatet për subjektet e tjera:

  • Partia Mundësia – 294 vota (0.8%)
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 93 vota (0.2%)
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 44 vota (0.1%)
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 6 vota (0.0%)
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 342 vota (0.9%)
  • Koalicioni Lëvizja Bashkë – 147 vota (0.4%)
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 54 vota (0.1%)
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 42 vota (0.1%)