Qytetarët e Kukësit po votojnë ditën e sotme për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas skandalit seksual të Safet Gjicit. 45 mijë 946 qytetarë kanë të drejtë vote, ndërsa procesi i votimit vijon pa probleme në të gjithë qarkun. Deri në orën 10:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se pjesëmarrja ka qenë 8.15%, ndërsa kanë raportuar 59 Qendra Votimi nga 74.
Emri Vata, kandidati i i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ votoi së bashku me familjen e tij.
Qytetarët do zgjedhin mes dy kandidatëve, Albert Halilajt të socialistëve dhe Emri Vata.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ