Kuksianët duket se kanë zgjedhur përsëri PS për t’i qeverisur me një kryetar bashkie i cili është duke e udhëhequr garën, Albert Halilajn.
Zgjedhjet e 14 Majit në Kukës prodhuan rezultatin 11.632 vota për Safet Gjicin ndërsa 9.592 vota për Admir Sinamatin i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Gjici fitoi ato zgjedhje me +2040 vota.
Emri Vata, kandidati “Bashkë Fitojmë” ka qëndruar në vendin e numrit të votave deri pas mesnatës dhe është larguar, pasi ka kuptuar se trendi i kutive të numërimit nuk ishte në favorin e tij. Bashkë me të janë larguar edhe deputetët e PD të cilët e shoqëronin.
Procesi numërimit nisi me shumë vonesë si pasojë e një numri të madh personash në vendin e numërimit. Është dashur ndërhyrja e policisë për të zbrazur palestrën e më pas ka lejuar vetëm një numër të caktuar vëzhguesish të dy subjekteve politike.
I rrethuar nga mbështetësit e tij Albert Haliaj, është prezent në palestrën e shkollës Lidhja Prizrenit që prej nisjes së numërimit. Drejtoria vendore e policisë Kukës me shumë profesionalizëm përmes një sistemi me numra, ndihmoi në mbarëvajtjen e administrimit të materialeve zgjedhore deri në mbërritje e kutisë së fundit.