Kukës/ Tentoi të hyjë në një qendër votimi dhe kundërshtoi punonjësit e policisë, shpallet në kërkim 18- vjeçari
Policia në Kukës ka shpallur në kërkim një 18-vjeçar, pasi tentoi të hyjë gjatë natës në një qendër votimi. Sipas uniformave blu shtetasi O.SH., ka kundërshtuar punonjësit e policisë pasi nuk e kanë lejuar të hyjë.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë natës, ka tentuar të hyjë me forcë në VNV nr. 11 dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që nuk e kanë lejuar të hyjë”, njofton policia.