Kukës/ Goditi me grusht mjekun, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim
Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia në Kukës. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 32-vjeçari me iniciale A.H, i cili ka goditur me grusht një mjek 58-vjeç më 16 Maj të këtij viti. Ndaj 32-vjeçarit rëndojnë akuzat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Njoftimi i Policisë:
I shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 16.05.2024, ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun D. R., 58 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.