“Kujt i kam shërbyer te grupi i Çapjave?”, Nuredin Dumani përplaset me ish-ushtarin e tij Xhuljano Hoxha: Paguhej nga …
Nuredin Dumani është përballur me të pandehurin, Xhuljano Hoxha në sallën e gjyqit.
I penduari i drejtësisë ka zbuluar edhe lidhjet që kishte me Hoxhën, i cili sipas tij merrte para për të dhënë informacione te Erjon Alibej.
PJESE NGA SEANCA GJYQESORE: Nuredin Dumani pyetet nga i pandehuri Xhuljano Hoxha në gjyq.
Dumani: U bëmë gati me dy makina që i kishim vjedhur. Shkuam tek shtëpia e Bujarit në shtëpi nga ora 4 e mëngjesit, por aty u diktuam. Dikush na pa dhe u larguam. E dija që dilte çdo mengjes dhe shkonte të pinte kafe. Kemi marrë karburant për makinën, i hodha 50 mijë lekë. Sa shkova te lokali e pashë Bujarin dhe vendosëm që ta vrisnim, pasi u vra shoku im Klevis Kapllani. Në 15 shtator rreth orës 8 ose 9 të darkës. Enver Diva me nisi SMS me zë dhe më tha e paskan vrarë Klevisin. Unë në atë kohë rrija në Elbasan tek Arjan Spahiu. Kur shkova për të vrarë Dinë Camin, i thashë Erjon Alibejt në telefon do e lëmë këtë dhe do të ikim të vrasim Bujar Çelën. Xhuljan Hoxha paguhej nga Erjon Alibej për informacionet që jepte. Njëherë Erjoni më ka thënë që i ka dhënë Xhuljanos 20 mijë euro, por unë nuk kam qënë i pranishëm që ta shikoja.
Xhuliano Hoxha: Kujt i kam shërbyer tek Çapjat?
Dumani: E kam mësuar nga Erion Alibej dhe më pas kam fol dhe me Suel Çelën i cili kishte dosje dhe përmendej emri yt me Çapajt.
Hoxha: A më ke parë ndonjëherë vetë?
Dumani: Jo, nuk të kam njohur. Jam shkëmbyer disa herë me ty.
Hoxha: Çfarë rrobash kisha veshur dhe çfarë kati rrija?
Dumani: Nuk e mbaj mend, rrije në katin e 4.
Hoxha: Rrija në katin e 6 dhe jo të katërt. Në çfarë vendi ishte kamera e sigurisë.
Dumani: Ishte në të majtë kur del dhe në të djathtë kur hyn.
Hoxha: Jo nuk është e saktë, ta vërtetojë gjykata dhe prokuroria. Jam takuar ndonjëherë apo kam marrë lekë nga Erion Alibej?
Dumani: Jo nuk të kam parë duke marrë lekë, e ke takuar sepse kam qenë dhe unë atëherë tek shtëpia e Erionit. Në katin e fundit aty ku e kishte.
Hoxha: Nuk jam takuar tek shtëpia e Erionit por në një ambient tjetër. Jemi takuar poshtë tek ambienti tek garazhi.