“Kujdes zemrat te veni Rame”, Basha: Aty e ke Amerikën, vazhdojnë hetimet

Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Basha e ka akuzuar Ramën për korrupsion dhe tentativë për të ndikuar në punën e SPAK-ut.

O Ramë, si paske thënë sot e kam zemër Lulin. Sa zemër më ti mua, mo Rame! E mori vesh e gjithë bota kur korruptove McGonigal. Po re vetë brenda, s’të ndahet zemra nga bufi, se vetëm ai të mban në pushtet. Ai të dha votat për të liruar të korruptuarit dhe me atë je gati të godasësh SPAK-un. Si the i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty e ke Amerikën, Rame. Hetimet vazhdojnë. 7×7 bëjnë 313“, E ke kot. Do të përballesh me drejtësinë dhe nuk mund të shpëtosh“, deklaroi më tej.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)