‘Kufiri i 500 eurove’, Dumani: SPAK, nuk u krijua të hetojë këto shuma, por korrupsionin e një niveli të lartë
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka kërkuar rishikim të pragut të shifrës së korrupsionit që duhet hetuar prej këtij institucioni.
Sipas tij, niveli duhet të jetë më i lartë se kufiri 500 euro.
“Unë e kam deklaruar publikisht, që ka nevojë të ndryshohet kufiri monetar. 500 euro është një shumë simbolike, mendoj se nuk u krijua të hetojë këto shuma, por korrupsionin e një niveli të lartë. Numri i atyre me masë në burg për korrupsion apo pabarazi në tendera është i ulët. 31 persona me masën arrest me burg për korrupsion. Të rritet masa prej 50 mijë lekësh (500 euro) për veprën penale të korrupsionit.” tha mes të tjerash Dumani.