Kualifikim me pasoja te Real Madrid, spanjollët vuajnë nga dëmtimet para gjysmëfinaleve të Champions

Fitorja ndaj Chelsea la pasoja që mund të ndikojnë jo pak në fatin e Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Skuadra mbretërore mund të humbasë të dy qendërmbrojtësit, Eder Militao dhe David Alaba. Dyshja mund të mungojnë për arsyeje të ndryshme në aktin e parë të raundit gjysmëfinal.

Braziliani e ka të sigurtë qëndrimin jashtë për shkak të plotësimit të numrit të kartonave, me Ancelottin që duhet të gjej një zëvendësues për të mbushur hapësirat. Ndërkaq, austriaku u detyrua të largohet duke çaluar në fundin e pjesës së parë dhe duhet parë evolucioni i formës së tij.

Ai ka kohë tre javë për tu rikuperuar edhe gjasat janë të pakta për të qënë në fushë. Ish-mbrojtësi i Bayern Munich ka humbur 13 ndeshje këtë sezon me Realin për shkak të problemeve të ndryshme muskulare. Alaba  nuk është i vetmi që kishte probleme fizike nga dueli me londinezët. Karim Benzema u ul në stol para fundit të sfidës, me teknikun Ancelotti që kërkoi të shmang një dëmtim më të rëndë.

Ashtu si Alaba, edhe francezi ka shfaqur shpesh probleme fizike, edhe pse shifrat në fushë kanë qënë mahnitëse. Në ditët e ardhshme pritet të përcaktohet edhe shkalla e dëmtimit për fituesin e “Topit të Artë” që dëshiron të jetë medoemos në fushë për të kërkuar një tjetër finale të Ligës së Kampionëve në karrierë.