Ku shkuan 40 mln euro? Rama komenton të dhënat e SPAK për inceneratorët
Kryeministri Edi Rama është pyetur për të dhënat e SPAK, që deklaroi se 40 milionë euro ka qenë humbja për inceneratorët. Ai tha se është kryeministri dhe jo llogaritar.
“E para e punës, nuk jam llogaritar, por kryeministri i Shqipërisë. SPAK është organi i akuzës, gjykata është organi që vendos. Mes këtyre dy gjërave ka një proces ku përfshihen komponentët që e bëjnë procesin. Edhe pa SPAK-un fare, këto lojërat e llogarive t’i shoh me skepticizëm. Ky është një proces që do të bëjë rrugën e vetë. Në fund ka një gjykatë që do të bëjë punë e vetë.”, tha ai.
Mes të tjerash ai u pyet për një firmë që i ka dhënë bonus një kompanie fantazmë për inceneratorët.
Teksa replikoi disa minuta me gazetarët, Rama nuk e kurseu një këshillë për ta, duke shtuar se; Mos harroni asnjëherë atë që ju them. Kur Shqipëria arrin sukses, Shqipëria është edhe e juaja, jo vetëm e imja. Kështu që buzëqeshni pak dhe mos jetoni gjatë gjithë kohës me idenë e plehrave”.