“Ku ndodhet Ahmetaj”/ Debat në Kuvend, Bardhi: Rama të vijë të na e tregojë

Debat në Kuvend për arratisjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Pas Berishës dhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi informacion për vendndodhjen e Ahmetajt. Ai kërkoi më pas që kryeministri Edi Rama të vijë në parlament dhe të tregojë vendndodhjen e tij.

Bardhi: Ku ndodhet z. Ahmetaj dhe keni komunikuar me të?

Nikolla: Kemi dërguar email, informacionin në rrugë zyrtare. Është e drejtë e tij dhe…

Bardhi: Atëherë unë propozoj që kryeministrit të vijë në seancë dhe të na shpjegojë ku ndodhet Ahmetaj.

 

Gazment Bardhi: Kishit merak për proces zgjedhor të rregullt për Ahmetajn.

 

Nëse është shtruar në spital kemi detyrim ligjor të ndërpresim seancën. A kemi një standard?

Lindita Nikolla: Do ju ndërpres fjalën.

“Duke qenë se ai fshihet unë do të vazhdoj me raportin, për të identifikuar vrimën ku Rama e ka fshehur. Jo se na kërcënuat se do na hiqni të drejtën e fjalës”, u shpreh Bardhi.