“Ku je o Rame?”/ “Stres zero, gjumi top, 7×7…”, kryeministri i përgjigjet me ironi Bashës: Jam trembur se ti do fitosh prapë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj Lulzim Bashës, duke publikuar një video ku nuk i ka kursyer batutat ndaj ish-kreut të PD-së.
Rama tha se kishte marrë një video nga Basha dhe iu përgjigj me sarkazëm:
“Po mër Lul, si të mos pyes për ty, na thave sytë. Si thanë ‘vdiq Luli’, vetëm unë nuk e besova. Se ti je i pavdekshëm, stres zero, gjumi top.”
Ai e ironizoi rikthimin e Bashës në skenën politike, duke thënë se misioni i tij për ta larguar nga pushteti vazhdon:
“Shyqyr mo Lul dhe bravo euroatlantikëve që nuk të lanë vetëm. Kush vjen me ty fiton, edhe kur humb fiton.”
Në fund, Rama e përmbylli me një tjetër batutë:
“Jam trembur se ti do fitosh prapë o Lul. Po hallall se e meriton, vetëm bëhu i gjallë, mos m’u ndaj më tani. Forca demokratët euroatlantikë, erdhi dita. Rama ik!”