“Ku është ofendimi?”, Aulona Musta reagon ndaj Beniada Nishanit pas debatit për shqipen në TV publik
Pas një deklarate të bërë në një intervistë së bashku me Fatma Haxhialiun, moderatorja Aulona Musta ka zgjuar reagime të shumta në rrjete sociale, veçanërisht për përmendjen e emrit të Beniada Nishanit, moderatorja e emisionit “Miqtë e Pasdites” në RTSH.
Gjatë intervistës, Aulona u shpreh:
“Për mua, fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje kur nuk di të flasë shqip siç duhet, në televizion publik…”
Krahas saj, edhe Fatma e mbështeti duke shtuar:
“Në televizionin publik shqiptar, një nga rregullat kryesore është që të flasësh shqipe të rrjedhshme, të pastër, sepse është televizioni i të gjithë shqiptarëve.”
Deklaratat nuk u pritën mirë nga Beniada, e cila reagoi me një mesazh të drejtpërdrejtë në InstaStory, ku shkroi:
“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara.”
Ky reagim u interpretua si një përgjigje për Aulonën dhe Fatmën. Megjithatë, Aulona Musta nuk ka qëndruar në heshtje dhe ka ndarë në rrjete sociale një klip nga intervista, duke sqaruar se qëndrimi i saj ishte një opinion profesional, jo një ofendim personal.
Në shpjegimin e saj, ajo shkruan:
“Ku ishte e shara këtu? Ku ishte mosmbështetja e gruas? Ofendimi? Denigrimi? Tre gra me 20 vite eksperiencë në media, që i kanë provuar të gjitha llojet e medias, po thonë opinionet e tyre për një temë që i shqetëson. Opinione të bazuara mbi fakte!”
Aulona shtoi gjithashtu se nuk ka frikë të thotë publikisht mendimin e saj për vlerën profesionale të dikujt, qoftë për mirë, apo për keq.
Debati mes moderatoreve duket se ka ndarë ndjekësit, ku një pjesë mbështet lirinë e opinionit profesional, ndërsa të tjerë shohin në të një përplasje të panevojshme mes grave në media.