Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta dhe të thata si pasojë e aktivitetit të Anticiklonit afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me intensitet deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
në bregdet: 22 / 32 °C
në vendet e ulëta: 21 / 35 °C
në vendet malore: 15 / 30 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ