Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë me një mot të alternuar, mes kthjellimeve dhe vranësirave.
Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 7°C, ndërsa vlera maksimale gjatë ditës pritet të arrijë në 26°C.

Era do të fryjë me shpejtësi deri në 50 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.