Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më më theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.
Pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave si fillim në skajin verior dhe gradualisht përfshijnë gjysmën Lindore të vendit duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurta shiu.
Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 34°C pritet vlera maksimale në qytetin e Beratit.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.