Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e një moti të qëndrueshëm, do të ketë kthjellime dhe vranësiratë lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme.
Më të theksuara paraqiten në zonat malore verilindore – juglindore, por nuk priten reshje. Orët e vona të mbrëmjes do të ri-sjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.
Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të ulet deri në 11°C në zonat malore.
Mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 37°C në Jug të vendit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.