Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me masa ajrore me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell e vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës.Era do të fryjë me drejtim veri – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 10-14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ