Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot
Sot pritet të dominojnë një mot relativisht i paqëndrueshëm duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku herë pas-here shirat do të jenë në formë shtrëngate.
Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët, kryesisht të përqëndruara në relievet kodrinore-malore të vendit në orët e mesditës e pasdites.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, në lugina dhe bregdet deri 13m/s.