Kthjellime dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit për sot


Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshmë atmosferike falë ndikimit ndikimit të Anticiklotit të Azoreve si dhe masës ajrore të unifikuar. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtar në relievet malore.

 

Tendencë e ngricave përgjatë akseve rrugore. Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-6m/sek, përgjate vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-14m/sek. Shoqëruar me valëzimi në detet të forcës 2-3ballë.

 

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 2 deri 17°C
në zonat e ulëta 4 deri 21°C
në zonat bregdetare 3 deri 21°C