Kthjellime dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për sot


Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë verilindore.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kryesisht në orët e mesditës. Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në verilindje reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Mjegullë/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-3m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 4-6m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8/ 16 °C, në vendet e ulëta: 6 / 17 °C dhe në vendet malore: 1 / 13 °C.