Kthjellime dhe alternime vranësirash. Parashikimi i motit për sot

Ditën e shtunë vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës si dhe alternime vranësirash të cilat vijnë në shtim pas mesditës.

 

Reshjet do të jenë të dobta në veriperëndim ndërsa pritet që intensiteti I tyre të shtohet në orët e vona të mbrëmjes.