Ktheu lokalin në qendër “Pokeri”, arrestohet djali i biznesmenit Ymer Lala/ Policia kap ‘mat’ edhe nipin e deputetit Flamur Noka

 

Djali gardist i biznesmenit Ymer (Korab) Lala ka rënë në pranga nga policia e Tiranës pasi e kishte kthyer lokalin që administron në qendër ‘Pokeri’, ku organizonte të lojë të palejuara të fatit.

Gjithashtu në lokalin që sipas policisë administrohej nga 24-vjeçari Ylard Lala në rrugën “Andon Zako Cajupi”, policia arrestoi në flagrancë një grup djemsh rreth një tavoline pokeri brenda ambienteve të biznesit të kamufluar për veprimtarinë e paligjshme.

. Në mesin e burrave që kapen mat nga policia duke luajtur bixhoz është edhe nipi i deputetit demokrat Flamur Noka. Ai është Rexhep Noka 32 vjeç.

Djali i biznesmenit Lala rezulton të jetë edhe punonjës në gardën e Republikës, për këtë arsye në aksionin e efektivëve të komisariatit numër 2 në 08.00 të mëngjesit më 24 korrik, bashkëpunoi edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

“Me datë 24.07.2024, ora 08:00, Drejtoria e Hetimit e AMP-së në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, kreu arrestimin në flagrancë të punonjësit të Gardës së Republikës Inspektor Ylard Korab Lala, pasi u kap në kushtet e flagrancës në kryerje e sipër të veprave penale “Organizim i llotarive të pa lejuara”, “Vënia në dispozicion e ambjenteve të organizimit i lojërave të fatit” dhe “Mbajtja dhe prodhimi pa leje i armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 197, 198 dhe 279 të Kodit Penal’ informoi sot AMP.

Pamjet e arrestimit nga policia:

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për aksionin duke nxjerrë edhe pamjet e kontrollit të bëra brenda në lokal.

Në total 11 persona ranë në pranga nga mosha 23-58 vjeç, bashkë me djalin e biznesmenit, ndërsa 7 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për moskallëzim krimi, nga mosha 18-39 vjeç pasi kishin për zhvillimin e lojërave të fatit por nuk kanë denoncuar në polici.

Emrat e të arrestuarve të aksionit policor “Poker 2”:
 1-Ylard Lala – 24 vjeç, djali i biznesmenit Ymer (Korab Lala)
2- Rexhep Noka – 32 vjeç, nipi i deputetit PD Flamur Noka
3- Eglantin Fejzaj – 43 vjeç
4- Nikolin Prenga – 49 vjeç
5- Fatmir Rumani – 58 vjeç
6- Arbjon Tocilla – 25 vjeç
7- Marjan Ndoj – 46 vjeç
8- Henrik Bruka – 23 vjeç
9- Romario Kodra – 26 vjeç
10 – Erjola Vllahu – 38 vjeçe
11 – Cen Mehmetaj –  56 vjeç

Ylard Lala akuzohet për “Organizim të lotarive të pa lejuara”, dhe “Vënia në dispozicion e ambienteve të organizimit të lojërave të fatit”. Në lokalin që Lala administronte, efektivët sekuestruan 1 tavolinë pokeri, çipsa, aparate celularë dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Të 11 të arrestuarit bashkë dhe me Rexhep Nokën akuzohen për organizimim ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Operacioni i koduar “Poker 2”

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

– Y. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal;

– E. F., 43 vjeç, N. P., 49 vjeç, F. R., 58 vjeç, R. N., 32 vjeç, A. T., 25 vjeç, M. N., 46 vjeç, H. B., 23 vjeç, R. K., 26 vjeç, E. V., 38 vjeçe, dhe C. M., 56 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. N., 18 vjeç, F. P., 39 vjeç, K. N., 36 vjeç, K. P., 21 vjeç, A. Sh., 34 vjeçe, D. Gj., 33 vjeç, dhe H. D., 35 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi Y. L., ndërsa 7 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie, dhe nuk e kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *