“Kthehu për një kafe o burrë”- Rama rrëfen nga Londra historinë me shqiptarët e Britanisë: Ajo teta që ju tregonte ju me gisht iku nga pushteti
Nga Londra, kryeministri Edi Rama, tha se në Britani ndihet sikur është në shtëpi, pasi në Britani jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë.
Kryeministri rrëfeu një histori personale me shqiptarët e Anglisë.
Edi Rama: Kur isha disa kohë më parë në Londër ndodhi diçka që për mua ishte e këndshme por për truprojen angelez që qeveria britanike më kishte vënë ë dispozicion ishte shumë e çuditshme. Hyj në hotel sapo arrita dhe ulem për të marrë një kafe. Vjen kamarieri dhe më flet shqip. Truproja e sheh dhe unë i them dont worry i am home. Dhe ka ndodhur tamam kështu, dal të nesërmen në mëngjes dhe mu te hoteli dëgjoj britma, Edi Rama Edi Rama , truproja u vunë në lëvizje unë ngrita kokën dhe shoh atje lart 3 punëtorë në skela ata në shqip “kthehu për një kafe o burrë nga ora 4” unë i them truprojës don’t worry i am në home. Por kulmi ishte te dera e parlamenti anglez, një roje i parlamentit ku je o kryeministër mirë se erdhe në Londër dhe aty i them truprojës arë you from albania too my friend? Një gjë është e sigurt ajo teta që ju tregonte ju me gisht iku nga pushteti bashkë me shpurën e saj, kurse ju ja ku jeni. Këtu apo gjetkë kur më të mëdhenjtë janë thjesht viktima të luftës për pushtet, ajo retorikë nuk deformon vetëm të vërtetën, por të ardhmen dhe të tashmen.