“Kthehu në shtëpi, të kërkon nëna…”- Ky është 15-vjeçari i zhdukur prej dy ditësh në Shkodër! Flet babai: U largua sepse i bërtita!
Djali që shihni në foto është 15 vjeçari nga Postriba në Shkodër, i cili prej dy ditësh ka humbur kontaktet me familjen.
Babai i tij, shtetasi Agim Bibaj tregon se i biri 15 vjeçar është nisur në mëngjes për në shkollë por nuk është futur në mësim duke u larguar në drejtim të paditur.
Që nga ai moment nuk ka shkuar në shtëpi gjë e cila ka alarmuar familjen e tij. Babai ka bërë menjëherë denoncim pasditen e 11 nëntorit në policinë vendore të Shkodrës.
Efektivët janë angazhuar për të gjetur se ku ndodhet 15 vjeçari dhe se përse është larguar.
Sipas babait, djali i tij dyshon se është larguar për shkak se ditët e fundit i ka bërtitur që të mos bëjë sjellje të keqe, gjë të cilën ia ka shprehur vetëm shokëve dhe jo familjes.
Agim Bibaj i bën thirrje kujtdo që mund ta ketë parë djalin e tij që ta njoftojnë, raporton gazetari i News 24, Senad Nikshiqi. Po ashtu ka një thirrje edhe për të birin duke i thënë që të kthehet sa më parë sepse e kërkojnë nëna, vëllezërit dhe motra.