Kryetarja e Kuvendit takim me Ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri/ Në fokus bashkëpunimi dypalësh, projektet strategjike
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti Ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, znj. Ruth Huber. Bashkëbisedimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe projektet strategjike të përbashkëta.
Ambasadorja Huber theksoi mbështetjen e Zvicrës për proceset demokratike dhe zhvillimore në Shqipëri, duke përmendur sektorë të ndryshëm si zhvillimi lokal, mirëqeverisja, shëndetësia, dhe investimet direkte.
Po ashtu, u diskutua për marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore dhe projektin PACEP, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm parlamentar mes dy vendeve.