Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kjo nuk është hera e para që Bufi paraqiet në SPAK teksa është akuzuar nga opozita për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Referuar kallëzimit të depozituar në SPAK, Majlinda Bufi ka kryer shkelje të rënda ligjore duke përdorur pozitën e saj, për të mos lejuar punonjësit e administratës publike për të ushtruar lirisht të drejtën e tyre të votës.

Kryebashkiakja e Roskovecit është denoncuar publikisht gjithashtu dhe nga demokrati Gazment Bardhi lidhur me me një tender për karikimin e makinave elektrike me vlerë miliona euro si edhe për ndërtimin e një termocentarali në zonë bujqësore.