Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, paraqitet në SPAK për hetimet ndaj deputetit Bujar Çela

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, u paraqit këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Pas disa orësh pyetje nga prokurorët, Sefa nuk pranoi të komentojë mbi arsyet e thirrjes, duke shmangur pyetjet e gazetarëve.

Sefa është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve ndaj deputetit socialist Bujar Çela. Ky i fundit është në hetim pas shpërthimit tragjik në magazinën e tij në Lushnjë, që shkaktoi vdekjen e Roland dhe Elidion Hoxhës.

SPAK po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë.