Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha inspektim në disa prej shkollave në prag të nisjes së sezonit të ri

Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha ka kryer sot një inspektim në disa prej shkollave të qytetit për të siguruar infrastrukturën në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor:

” Inspektova punimet në shkollat “Jani Minga”, “15 Tetori” dhe “Ismail Qemali”.

Skuadrat e bashkisë janë në terren për të siguruar që fasadat, tualetet dhe lyerjet e ambienteve të jenë gati për fillimin e vitit të ri shkollor. Me përkushtim për kushte më të mira për nxënësit tanë!” – thotë Dredha.