Kryepolici i Tiranës porosi komisariateve: Përdoruesit e drogës shoqërojini, mos i arrestoni
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka porositur strukturat e 6 komisariateve të kryeqytetit të evitojnë kur është e mundur arrestimin e personave që njihen si përdorues të lëndëve narkotike.
Strategjia që duhet të ndjekin forcat e rendit në këto raste është mbajtja e tyre në kontroll me specialistët e zonave më tepër sesa arrestimi.
Përdoruesit e drogërave të forta të përfshirë në ngjarje të lehta penale fillimisht vetëm do të shoqërohen dhe do të mbahen nën mbikqyrje nga Policia dhe nuk do të vihen menjëherë në pranga.
Komisariati do të marrë specialistin e zonës për të mësuar se cilët persona janë të njohur për përdorimin e drogërave të forta. Po ashtu në lidhje më këto perosona pas shoqërimit në do të këtë edhe mjekun përkatës pasi shumë herë kanë shfaqur shenja të nervozizmi, si pasojë e drogërave.
Ky udhëzim erdhi pas ngjajrës së pak ditëve më parë ku Jani Rustema,j i cili u arrestua për vjedhjën e një palë atlete dhe një tapeti ra në koma.