Kryeministrja e Danimarkës mbërrin sot Tiranë, dreke zyrtare dhe konferencë me Ramën

Zyra e Shtypit në Kryeministri ka njoftuar se Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, do vizitojë ditën e sotme Tiranën.

Frederiksen do të mirëpritet nga Kryenegociatorja me BE-në, Majlinda Dhuka dhe ambasadorja shqiptare në Danimarkë, Elida Petoshati.

35 minuta më vonë ajo pritet që të shkojë në Kryeministri ku do të takohet me kreun e qeverisë, Edi Ramën.

Pas takimit mes dy homologëve pritet që të zhvillohet një konferencë për shtyp.

Takimi pritet që të përfundojë pas orës 12:05 pas një dreke zyrtare mes dy delegacioneve.