Kryeministrja daneze “shokohet” në zyrën e Ramës: S’kisha parë kurrë…
Këtë të hënë kryeministri Edi Rama priti në zyrën e tij homologen daneze, Mette Frederiksen.
Kryeministres së Danimarkës i bënë përshtypje pikturat në mur, ndërsa la një shënim kujtim në bllokun e Ramës.
Në takimin që zhvilluan këtë paradite në Tiranë, Frederiksen dhe Rama diskutuan për marrëdhënien midis dy vendeve.
Frederiksen u shpreh se do të mbështesin Shqipërinë drejt rrugës së integrimit, për anërësimin drejt BE-së. Njëkohësisht tregoi se arkitektura, rindërtimi dhe turizmi janë disa nga fushat kryesore ku do të bashkëpunojnë.
Për sa i përket anëtarësimit në BE, Rama u shpreh se synimi nuk është anëtarësimi i shpejtë por plotësimi i kushteve, për një hyrje dinjitoze. Ndërsa për marrëveshjet midis vendeve janë të hapur për bashkëpunime në fusha të ndryshme.