Kryeministri Rama në Bruksel me liderët e BE-së dhe të rajonit

Kryeministri Edi Rama ishte i pari nga liderët ballkanike që u prit nga shefi i ri i Këshillit Evropian Antonio Costa. Kosova përfaqësohet nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

Në mbrëmje liderët e rajonit do të jenë së bashku në një darkë informale me krerët e rinj të BE-së.

Bruksel – Takim me Presidentin e ri të Këshillit Europian, António Costa🇦🇱🤝🇪🇺#KrenarPërShqipërinë🦅♥️ #VetëmPërpara➡️🇪🇺 #SHQIPËRIA2030🇦🇱” shkruan Rama në postimin e tij.

Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të rajonit tonë.

Samitet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor tashmë janë bërë të rregullta dhe zhvillohen së paku një herë në vit.

Këtë traditë pritet ta ruajë edhe presidenti i ri i Këshillit Evropian. Po ashtu me liderët e rajonit do të prezantohen edhe shefja e re e diplomacisë evropiane Maja Kallas si dhe ajo për zgjerimin Marta Kos.