Kryeministri Rama në Britani, takohet me Rishi Sunak: I gatshëm të bashkojmë forcat për të…
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Britaninë e Madhe. Pasditen e sotme, kreu i qeverisë është takuar edhe me homologun, Rishi Sunak. Dy krerët e qeverive pritet të diskutojnë për çështje aktuale të politikës ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve.
Faleminderit kryeministër, jam shumë i nderuar. Sikurse e dini, kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historike. Jam falënderues për këtë. Është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona.
Ne duam t’ju sigurojmë se komuniteti shqiptar këtu ndihet jo vetëm i sigurt, por dhe i nderuar. Objektivi ynë i përbashkët është të fitojmë këtë betejë. Jemi të interesuar të forcojmë bashkëpunimin midis nesh. Jam vërtet serioz për të pasur marrëveshje jo thjesht në fjalë. Pres që të bëjmë më të mirën së bashku”.