Kryeministri Rama me shqiptarët në SHBA: Dua votën tuaj për tu bërë anëtare të BE në 2030!
Tablo e ndryshme në New York në kuadër të takimit të kryeministrit Edi Rama me diasporën.
Mbështetës të Partisë Demokratike e kanë pritur me protesta, ku nuk munguan as thirrjet “ik komunist”.
Ndërkaq, në sallën e rezervuar për takimin, nuk kanë munguar puthjet dhe përqafimet mes Ramës dhe disa prej të pranishmëve.
‘”Të dashur shqiptarë të Amerikës, motra dhe vëllezër kjo është një ditë shumë e posaçme për mua që të ndodhem këtu me ju, jo thjesht si bashkatdhetar matanë oqeanit, as thjesht si qytetar me të drejtë vote, po tanimë edhe si votues me mundësinë për herë të parë të pjesëmarrjes në zgjedhje nga këtu në Amerikë. Më është dashur të përpiqem gjatë për hir të së vërtetës bashkë me kolegët e partisë sime dhe të ndihem i sëkëlldisur më shumë se njëherë gjatë këtyre viteve, kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të zgjedhur nga këtu në Shqipëri, edhe ky është një premtim i mbajtur. Në pranverën e ardhme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE. Për të ngritur flamurin e Skënderbeut, Ismail Qemalit në BE, krah për krah flamujve të tjerë të familjes së madhe euriopiane. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve. Në pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtarë e BE-sw. “Shqipëria nuk është vendi i një kaste të fuqishmi mbi ligjin dhe kultura e pandëshkueshmërisë mori goditjen vdekjeprurëse. Sot historia e partisë në pushtet që kontrollon drejtësinë ka marrë fund. Hoqëm duart e pushtetit politik nga drejtësia. E bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësia po jep edhe në radhët tona’ tha Rama.
Ky është takimi i parë me diasporën pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut.