Kryeministri Rama mbledh drejtuesit e PS në qarqe, fokusi te vota e diaspores

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të enjte Kryesinë e PS dhe drejtuesit politikë.

Mbledhja u zhvillua në selinë rozë dhe është dyta për vitin e ri 2025, pas asaj të së hënës, ku u vendos që Eduard Shalsi të caktohet drejtues politik në Kukës, duke zëvendësuar kështu Pandeli Majkon, i cili është bashkuar me grupin e drejtuesve të Tiranës

Këtë vit për herë të parë do të votojnë dhe shqiptarët e diasporës, nga vendet ku jetojnë.

Në këtë kuadër më 11 janar nis procesi i regjistrimit të emigrantëve që duan të marrin pjesë në votime, ndërsa Rama i ka caktuar porosi të vetëve që të identifikojnë nëpërmjet një regjisitri të gjithë votuesit jashtë territorit shqiptar.