Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e sotme në Bruksel me stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë që punojnë në NATO.
Ai i falënderoi pjesëmarrësit, duke thënë se prezenca e tyre aty ishte ndoshta edhe për shkak të forcës së tij magnetike të ariut Silva.
“Ariu Silva ka qenë një figurë shumë e njohur në Tiranë në vite e fëmijërisë time që herë pas here nxirrte zbutësi i vetë. Efekti i ariut për mua është shumë i artë. Edhe për shkak të shtat lartësisë, e kam efektin. Faleminderit që erdhët dhe e patë ariun nga afër”, tha Rama.
Rama: Unë e di që përveçse të qenit kryeministër kam edhe forcën magnetike të ariut Silva. Ariu Silva ka qenë një figurë shumë e njohur në Tiranë në vite e fëmijërisë time që herë pas here nxirrte zbutësi i vetë. Efekti i ariut për mua është shumë i artë. Edhe për shkak të shtat lartësisë, e kam efektin. Faleminderit që erdhët dhe e patë ariun nga afër.
Ju uroj shumë shëndet. Mirë se të vini kur t’ju dëshirojë zemra në atdhe. Mos harroni se këtu nuk vihet në punë. Atdheu jonë e ka këtë. Të mban vonë natën dhe nuk të zgjon në mëngjes. Ndërsa këtu është e kundërta. Sot kur erdhën për të më çuar te hapja e kapitujve, ishte natë, por ishte në mëngjes.