Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet në Ankara nga Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara.

Në faqen e Presidencës turke janë publikuar fotografitë e takimit, ndërkohë Kurti kishte  njoftuar më herët për vizitën e tij në Turqi.

Qëndrimin në Turqi, Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku thuhet se do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.“Në Stamboll do të mbahet edhe Forumi i parë Ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë ku do të marrin pjesë biznese të shumta nga Kosova dhe Turqia si një mundësi unike për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”, thuhej në njoftimin e lëshuar nga zyra e kryeministrit te Kosoves.