Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar do të japë dorëheqjen

Taoiseach (kryeministri irlandez) Leo Varadkar ka thënë se do të japë dorëheqjen përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në Republikën e Irlandës.

Ai gjithashtu do të largohet nga posti i kreut të partisë.

Varadkar u bë lideri më i ri i Irlandës në vitin 2017 kur u bë udhëheqës i partisë Fine Gael.