Kryeministri grek Mitsotakis viziton Kryepeshkopin Janullatos në spital
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar spitalin “Evangelismos” ku po trajtohet Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Kryepeshkopi ndodhet i shtruar në gjendje kritike, ku u transportua me helikopter mesditën e së premtes. Shëndeti i tij u përkeqësua mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon ta monitorojë.
Para shtrimit në spital në Evangelismos, prelati 95-vjeçar, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në kryeqytetin shqiptar. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.