Kryeministri Edi Rama “zbarkon” sërish në Vlorë, këtë herë me … helikopter ushtarak

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër vizitë të papritur në qytetin bregdetar të Vlorës mesditën e kësaj të mërkure, duke mbërritur kësaj here me helikopterin ushtarak “Cougar”, një lëvizje që ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave.

Helikopteri u ul në ish-fushën e aviacionit të qytetit, ndërsa kryeministri u shoqërua më pas me eskortë drejt vilës qeveritare, duke lënë ende të paqartë nëse vizita është pjesë e ndonjë aksioni të ri qeveritar apo një qëndrim për pushime.

Vizita e sotme vjen vetëm pak javë pas asaj të 3 korrikut, kur Rama “shkundi” Bashkinë e Vlorës përmes një serie urdhrash dhe ultimatumesh, duke vendosur dorëheqje të detyruara për një pjesë të drejtorëve dhe duke nisur një proces të thellë reformimi të administratës vendore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)